Ligji për barazinë gjinore nuk është i njëjtë me Ligjin për evidencën amë. Ligji për evidencën amë merret e trajton identitetin gjinor, respektivisht mundësinë e një personi transgjinor të jetë në gjendje të ndryshojë shenjën në numrin amë aty ku është shënohet gjinia, ndërsa Ligji për barazinë gjinore fokusohet në përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri. Nuk humbin asgjë nga ajo që për momentin e kemi si të drejtë, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Ministrja theksoi se Ligji për barazi gjinore përmirëson pozitën e gruas në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe çfarë duhet të bëjë shteti për të përmirësuar pozitën e gruas në shoqëri. Siç tha, me Ligjin për barazi gjinore as nuk trajtohet ndryshimi i gjinisë dhe as martesat e gjinisë së njëjtë.

“Kemi mbajtur 18 debate publike lidhur me Projektligjin për barazi gjinore. Ligji është ende në proces konsultimi, nuk është as në procedurë parlamentare, e as në qeveri. Procesi i gjerë i konsultimit vazhdon, për të dëgjuar të gjitha palët e interesuara dhe të vijmë në një zgjidhje që do t’i përshtatet tërë shoqërisë”, deklaroi Trençevska në brifingun e sotëm me gazetarët.

Sipas ministres, problemi lindi me bashkimin e këtyre dy ligjeve. Siç tha, bëhet fjalë për dy ligje të ndryshme që trajtojnë probleme të ndryshme.

“Për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencën amë, Qeveria në mars të vitit 2022, në seancë ka marrë vendim që të tërhiqet nga procedura parlamentare, me qëllim zgjerimin e procesit konsultativ dhe gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i përshtatet të gjitha palëve të involvuar në shoqëri”, tha Trençevska.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume