Në kuadër të hetimeve për dosjen “Ahmetaj” prokurorë të Prokurorisë së Posaccme SPAK po vijojnë kontrollet, në banesat e personave të dyshuar në këtë aferë.

Mësohet se kontrollet po ushtrohen në banesën e bashkëjetueses së Ahmetajt, Erjola Hoxha, e cila është dhe banesë e tij, përderisa jeton aty.

Agjentë të BKH-së kanë “zbarkuar” gjithashtu edhe në banesën e babait të partneres së Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha, në Lalëz.

Shmangni daljet në oraret e pikut, si parashikohet moti gjatë ditës së sotme
Pak kohë më parë do të vihej nën sekuestro vila e ish-bashkëshortes së tij në zonën turistike, Palasë dhe në Hamallaj, kjo e fundit në pronësi të bashkëjetueses së tij.

Po ashtu, mësohet se kontrolle po ushtrohen edhe në banesat e disa biznesmenëve të dyshuar si të përfshirë në afera korruptive me Arben Ahmetajn.

Kontrollet po bëhën nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ndërsa pritet që të këtë të martë të ketë deklaratë zyrtare nga SPAK në lidhje me hetimet e deritanishme të ccështjes së incineratorëvem, ku do të sqarojnë si akuzat ashtu edhe personat e përfshirë në këto hetime.

Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Kontrolli i parë është ushtruar në një vilë në zonën e Hamallajt, në vilën e partneres së tij, ku janë sekuestruar 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes, rezultoi se nuk janë gjetur para, por se janë marrë disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume