Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të realizojë vizitë në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21. Ende nuk është bërë e ditur agjenda, por mësohet se ai në kuadër të vizitës së tij, krahas me kreun shtetëror, do të takohet edhe me liderët e partive politike shqiptare.

Kjo vizitë e Ramës vjen në një periudhë të ndjeshme në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut. Tensionet në veri të Kosovës, distancimi nga iniciativa rajonale “Ballkani i Hapur” dhe procesit të negociatave në Maqedoninë e Veriut për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, që janë parakusht për procesin eurointegrues të përbashkët të Shkupit dhe Tiranës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume