Nënkryetarja e Bullgarisë, Iljana Jotova në një intervistë për një media bullgare tha se shpreson se qeveria e re bullgare do të vazhdojë ta mbrojë qëndrimin bullgar për Maqedoninë e Veriut.

“Shpresoj se Qeveria e re nuk do të heq dorë nga qëndrimi bullgar që disa herë është vërtetuar në institucione të ndryshme”, u shpreh Jotova.

Ajo theksoi se nuk shprehet optimiste për shkak se ka parë disa mëdyshje te partnerët evropiane dhe se tema për Maqedoninë është e vjetërsuar.

“Për ne kjo është temë e interesit nacional”, u shpreh Jotova duke i bërë thirrje Maqedonisë që ta përmbushë kushtin dhe t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume