Deputeti i LDK-së, Ukë Rugova ka arritur në Kuvendin e Kosovës, pak para nisjes së seancës plenare, ku pritet të miratohet Deklarata e Përbashkët për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta votojë këtë Deklaratë, Rugova u përgjigj shkurt, transmeton Klankosova.tv.

“Te shohim me GP jemi duke shkuar në mbledhje, por patjetër që duhet me e votu, por ta shohim se si po koordinohet teksti një herë”, tha ai për gazetarët.

Pos tjerash, ai u pyet rreth çështjes së presidentit, për çka tha se është mirë që të zgjidhet kryetari i vendit, sipas tij, “që të shmangen zgjedhjet për hir të popullit dhe për hir të miqve tanë ndërkombëtarë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume