Shtyhet për nesër hetimi për zjarrin që kaploi dje arkivin e Gjykatës Themelore në Kumanovë. Prokurorja Teuta Bediu Ramadani për MIA ka informuar se shtyrja është bërë për shkak se vendi ku ka ndodhur zjarri ende nuk është i sigurt për të bërë hetimet e nevojshme. Sipas autoriteteve, në vendin e ngjarjes do të ketë roje kundër zjarreve.

“Mbikëqyrja është shtyrë për shkak të udhëzimeve të komandantit të NjTKZ Kumanovë i cili na shpjegoi se nuk është e sigurt dhe se do të ketë roje deri nesër. Mbetet që nesër të bëhet inspektimi nëse plotësohen të gjitha kushtet”, tha Bedriu Ramadani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume