Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka pritur në takim sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rruga evropiane e të dyja vendeve, ekonomia dhe siguria do të jetë temë e bisedës, sipas asj që njoftohet në media nga shërbimet qeveritare.

“Sot është një mundësi tjetër për një bisedë të hapur që synon forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, veçanërisht në kuadrin e rrugës sonë evropiane, e cila sigurisht është domethënëse për prosperitetin e të dy vendeve dhe për qytetarët. Fokusi ynë është të ndërtojmë shtete ekonomikisht të forta dhe të sigurta”, thotë Kovaçevski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume