Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti thotë se deputetët e opozitës nuk kanë pasur asnjë arsyeje që të sulmojnë kabinetin Qeveritarë në seancën e së enjtes.

Ai madje është i bindur se sulmi ishte i përgatitur e nuk ndodhi si pasojë e asnjë provokimi nga ana e qeveritarëve.

Kurti i ka lutur deputetët që për çdo çështje të organizojnë debate në Kuvend me argumente e kundër argumente, duke u shprehur i bindur se që nga Pavarësia është kryeministri më i përpiktë që iu është përgjigjur pyetjeve të tyre. /EO

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume