Dje (18-korrik) rreth orës 20:40 minuta, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova, për shkak të dyshimit se dy orë më parë ka marrë një veturë Peugeot 306 Caravan me targa të Tetovës, në pronësi të 65-vjeçari I.A nga Tetova. Vetura ka qenë e parkuar në rrugën Jordan Zllatanovski në Tetovë, ndërsa rreth orës 20:30 është gjetur në rrugën Fushtanska në Tetovë. Ekipi i SPB-Tetovë ka kryer kontrollin kurse vetura i është kthyer pronarit, ndërsa i mituri është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS