Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas agjendës intensive në Vjenë në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, vazhdon me vizitë pune në Republikën e Kroacisë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2023.

Agjenda e Forumit ka nisur mbrëmë me një ngjarje të organizuar nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ndërsa gjatë ditës së sotme Osmani do të mbajë fjalim në panelin “Ballkani Perëndimor: Momenti i ri euroatlantik”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume