Sot i vizituam hapsirat e reja të Zyrës së vendit të librave amzë për f.Zhelinë, f.Grupçin dhe f.Sedllarevë.

Me dislokimin e këtyre zyrave krijojmë kushte hapsinore më të mira për punë për të punësuarit dhe mundësi për shërbim më lehtësues dhe më efikas për qytetarët.

Me këtë rast i informojmë edhe qyetarët e Komunës së Zhelinës se Zyrat e vendit për të gjithë vendbanimet ndodhen në objekt të ri, i cili gjendet rreth rrugës së vjetër regjionale në dalje të f.Zhelinë për në f.Grupçin.

Përkushtimi ynë për shërbime më të mira për qytetarin ngelet prioritet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume