Zvicra e ka mbyllur me shumë sukses fazën e grupeve në Kupën e Botës.
“Helvetikët” fituan 2:1 ndaj Kanadasë, duke përfunduar të parët në grupin B.
Edhe sonte, sikur ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, shkëlqeu i riu zviceran, Johan Manzambi.
Fillimisht, Manzambi asistoi për Vargas, që e kaloi Zvicrën në epërsi në minutën e 46-të të ndeshjes.
11 minuta më vonë, Manzambi realizoi për 2:0, pas asistimit nga Embolo.
Kanadaja u kundërpërgjigj në minutën e 76 me gol nga David Promise për të ngushtuar rezultatin.
Deri në fund, kanadezët u përpoqën mjaft shumë, por që nuk arritën ta shënonin golin e barazimit.
Me këtë fitore, Zvicra e mbyll fazën e grupeve me shtatë pikë në grupin B.
Kanadaja mbetet e dyta me katër pikë dhe gjithashtu kalon tutje.
Në anën tjetër, pas fitores nga Katari, Bosnja dhe Hercegovina mbetet e treta dhe pret rezultatet e ekipeve tjera për ta kuptuar nëse e ka kaluar grupin apo jo.