Një mjeke nga Qendra Klinike “Nënë Tereza” është goditur me shishe plastike.

Kështu njoftojnë nga MPB.

“Me datë 04.07.2023 në ora 11:45, N.B.(42) nga Shkupi ka raportuar se në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, më saktësisht në Qendrën Urgjente, derisa ishte duke kryer detyrën e tij si mjek një person e goditi me një shishe plastike.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume