Sot (14- korrik) në ora 15:45 në SPB-Tetovë është raportuar se dy persona gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Shipkovicë të Tetovës, A.A.(63) nga Selca e Tetovës dhe J.C.(50) nga Republika e Shqipërisë, kanë marrë lëndime të rënda trupore nga të cilat kanë ndërruar jetë. Mjekët e Urgjencës kanë konstatuar vdekjen e tyre. Prokurori publik dhe një ekip nga SPB- Tetovë janë duke kryer hetime dhe duke i përcaktuar të gjitha detajet lidhur me këtë rast. Në vendin e fatkeqësisë janë të pranishëm edhe zjarrfikësit e Tetovës dhe përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
….

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume