-Shumica parlamentare zvogëlohet, veçanërisht është me rëndësi se zvogëlohet BDI, këtë e tha mes tjerash sot deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, i cili thotë se vazhdon kriza parlamentare e shumicës në Kuvend, përcjell TV21. Zendeli tha se është fundi i mandatit të kësaj qeverie dhe se partitë kanë filluar të mendojnë për zgjedhje.

“Kjo krizë parlamentare vazhdon edhe pse para disa muajve u arnua përmes të inkorporimit të ASH-së. Po shihet se kjo shumicë parlamentare ka mungesë të kohezionit, ka munges në politikat e veta, jo se nuk arritën të rriten më shumë, por thjesht zvogëlohen”, tha mes tjerash Zendeli.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume