Bashkimi Demokratik i udhëhequr nga Pavle Trajanov bëri të ditur se ishte partia e parë që shtatë vite më parë propozoi pagën minimale 300 euro dhe pensionin minimal 200 euro.
Ata theksojnë se në Kuvend ka pasur një diskutim, por jo marrëveshje për përcaktimin e pagës minimale, pavarësisht se kjo është praktikë në BE.
Bashkimi Demokratik propozon sot përcaktimin e një pensioni minimal prej 300 euro dhe përcaktimin e një metodologjie për rritjen dhe rregullimin e pensioneve.
“Sugjerojmë që Qeveria t’i shqyrtojë të gjitha aspektet e reagimeve dhe protestave të arsyeshme të pensionistëve, ta përcaktojë urgjentisht pensionin minimal dhe të pajtojë pensionet me rritjen reale të çmimeve, rritjen e pagave dhe inflacionin”, thonë nga partia e Pavle Trajanovit.