Skena politike shqiptare po bëhet gjithnjë më interesante në ndërkohë që në horizont duken parti të reja që po formohen së fundmi të dala si fraksione nga partitë ekzistuese shkruan Tetovasot .

Në vijë të kësaj është edhe formimi i një partie nga ana e Skender Rexhepi Zejd .
Ai ka patur një takim me banorët e Studeniçanit duke çmuar lartë përkrahjen që ata japin dhe janë zëri politik .

Zejd thotë se banorët e Studeniçanit gjithmonë kanë qenë dhe mbeten përkrahës të zërit politik për një të ardhme më të mirë.
“Sonte bashkë biseduam për gjendjen politike si dhe u konsultuam për rrugëtimin e ardhshëm politik.
Të gjithë ramë dakord që ka ardhur koha për mëvetësim politik gjithmonë në shërbim të interesave të shqiptarëve” i shpreh deputeti Skender Rexhepi.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume