Ushtria amerikane njoftoi dje se goditi një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo tentoi të shkelte bllokadën detare amerikane ndaj porteve iraniane, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura.

Një avion ushtarak amerikan lëshoi municione me precizion të lartë, në pjesën e pasme të anijes së mallrave “Pacific Archer”, e cila lundronte me flamurin e Palaut, duke i nxjerrë jashtë funksionit sistemin e saj të lëvizjes, njoftoi sot Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM). Sipas saj, ekuipazhi civil nuk pësoi lëndime.

Anija ishte nisur nga porti iranian i Bandar Abbasit, njoftoi CENTCOM.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rivendosën bllokadën ndaj anijeve që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, pasi një marrëveshje kuadër me Iranin dështoi në korrik.

CENTCOM bëri të ditur se që prej atëherë, forcat amerikane kanë devijuar 158 anije tregtare nga itinerari i tyre dhe kanë nxjerrë jashtë funksionit, gjashtë anije që nuk iu bindën urdhrave.

Bllokada është një element kyç i përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump për të ushtruar presion ekonomik ndaj Iranit dhe për të siguruar lëshime nga Teherani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume