Aksident i rëndë zinxhiror ka ndodhur në autostradën A1 në Zvicër, pranë qytetit Winterthur, ku janë përfshirë gjithsej 37 automjete. Si pasojë e përplasjes, dhjetë persona kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ndodhi të premten në mëngjes, rreth orës 05:45, në segmentin e autostradës që lidh zonën e Effretikonit me Winterthurin, në drejtim të St. Gallenit.

Sipas Policisë Kantonale të Cyrihut, në aksident janë përfshirë 23 vetura, tetë kamionë dhe gjashtë furgonë. Nga dhjetë personat e lënduar, gjashtë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa katër të tjerë lëndime të shkallës mesatare.

Rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk janë përcaktuar. Megjithatë, autoritetet dyshojnë se kushtet dimërore të rrugës mund të kenë ndikuar në përplasjet e njëpasnjëshme.

Për shkak të aksidentit, autostrada në drejtim të St. Gallenit u mbyll për disa orë, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe policia dolën në vendngjarje. Një pjesë e madhe e automjeteve të dëmtuara duhej të largohej me ndihmën e automjeteve tërheqëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume