I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka njoftuar se në listën e zezë amerikane do të ketë emra të rinj nga Maqedonia e Veriut. Ai thotë se për të gjithë rajonin, korrupsioni është një problem i madh dhe ai është i lumtur që procesi i pranimit në BE e vendos sundimin e ligjit në qendër të kërkesës për hyrje.

GABRIEL ESCOBAR, ZËVENDËS NDIHMËS SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT

“Më lejoni të them vetëm se kjo administratë, administrata e Bidenit, është e përkushtuar për të luftuar korrupsionin, sepse korrupsioni është shumë i dëmshëm për shoqëritë. Ne nuk mund të shpallim sanksione, por sigurohuni që do të ketë emra të rinjë në lista të zeza”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume