“Ne kemi një koalicion evropian që është për integrimin evropian të shtetit dhe është i njëjti koalicion që siguroi anëtarësimin e shtetit në NATO, ndërsa në anën tjetër VMRO-DPMNE-së dhe Levicës nuk ka ndryshuar politikën në lidhje me izolimin të shtetit”, theksoi kryeministri Kovaçevski në intervistën për emisionin “10 minuta” për TV 21.

“Ju e dini që janë të njëjtat parti që ishin kundër anëtarësimit në NATO, ishin kundër shumë proceseve që u zhvilluan në vend, qoftë mosmarrëveshja me Greqinë, ligjet e tjera që u bënë për relaksimin e marrëdhënieve brenda vendit, para gjithash mendoj se jetesa e përbashkët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Mendoj se kjo është e vetmja politikë që tregon VMRO-ja. Bllokada politikë, politik izolimi dhe e vetmja gjë që mbetet gjithmonë e njëjtë gjithë mendjet e tyre është frenimi i proceseve që nënkuptojnë një jetë më të mirë dhe integrim i shtetit. Të mos harrojmë se integrimin në BE e kemi filluar bashkë me Kroacinë në vitin 2006, sot Kroacia është shtet anëtar i BE-së, pjesë e Shengenit dhe integroj që e pranoj euron. Ndërsa ne vitin e kaluar i kemi filluar negociatat, falë kësaj Qeverie”, tha kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, përcjell PRESSonline.al

Kryeministri Kovaçevski tha se qytetarët nuk e meritojnë të ulen sërish në pritore, ku kryetari i VMRO-DPMNE-së i cili tha se nëse duhet do të presim 10, 20 dhe 30 vjet” nënvizoi Kovaçevski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume