Prokuroria ka dhënë detaje mbi aksidentin tragjik ku jetën e humbi një 25-vjeçar tek udhëkryqi mes Butelit dhe Shuto Orizarës.

“Është kryer hetimi në vendin e ngjarjes, janë grumbulluar gjurmët dhe janë siguruar pamjet e kamerave. Drejtuesit e dy makinave janë ndaluar për mjekim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ata shtojnë se po vijojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës dhe disa nga të lënduarit rëndë janë transportuar menjëherë në spital me ndihmën emergjente mjekësore, ndërsa këmbësori 25-vjeçar ka ndërruar jetë nga lëndimet e mara.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume