Të premten me 11 gusht Kryeministri i Kosovës Albin Kurti viziton Tetovën, ku do të takohet me kreun e komunës Bilall Kasami. Ata do të vazhdojnë më pas në fshatin Vicë ku do të promovojnë idenë e lidhjes Tetovë-Prizren me rrugë malore, që do të promovojë turizmin malor.

Në mbrëmje, ora 20:30, Albin Kurti do tu drejtohet Tetovarëve me një fjalim, në programin që ka organizuar Kasami për nder të tij, ku do të performojë edhe grupi i mirënjohur tetovar Elita 5.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume