Nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup njoftojnë se është thjeshtëzuar procedura e aplikimit për vizë, shkruan TV21. Tashmë nuk ka nevojë për aplikim të dyfishtë, respektivisht tani duhet vetëm një aplikim për person.

“Të nderuar aplikantë për vizë, nga dy bëhet një: që nga sot, nuk është më e nevojshme të dorëzoni aplikim të dyfishtë për vizë! Një aplikim për person. Fletëinformacionet e reja mund të gjenden në faqen tonë të internetit: https://skopje.diplo.de/mk-sq/visa-service/einreise-visa/-/2532544″, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume