Deputeti gjerman, Thomas Hacker, ka thënë se takimi i sotëm në Bruksel duhet të japë rezultate konkrete ose në të kundërtën procesi i normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë rrezikon që të dështojë përfundimisht.

Hacker ka thënë se pas proklamimit euforik që iu bë Marrëveshjes së Ohrit, BE-ja ka në muajt e fundit ka qenë më shumë e preokupuar me kontrollin e dëmit dhe menaxhimin e krizave.

Ai ka thënë se është koha që BE-ja ta shfrytëzojë ndikimin e saj ekonomik në të dy vendet për të promovuar normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi në Bruksel duhet të japë rezultate konkrete, përndryshe procesi i normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës rrezikon të dështojë përfundimisht. Pas shpalljes euforike të Marrëveshjes së Ohrit, BE-ja ka qenë më e shqetësuar për kontrollin e dëmeve dhe menaxhimin e krizave muajt e fundit.

Është koha që BE-ja të përdorë ndikimin e saj ekonomik në të dy vendet për të promovuar normalizimin mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Hacker.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume