Prindërit e nxënësve të klasës së gjashtë në shkollën Njegosh të Idrizovës sot sërish kanë protestuar. Ata kërkojnë hapjen e paraleles shqipe në këtë shkollë. Nuk duan t’i dërgojnë fëmijët në shkolla tjera në qendër të Shkupit.

“Protesta për t’i lyp ata të drejta që i kërkojmë që 20 vjet jo, po gati 40 vjet janë, nuk janë të sotit. Problemet veç shkojnë duke u shtuat, problemet e arsimit, nuk vijnë duke u pakuar. Problemi kryesor është gjuhën amtare nuk e lënë që ta mësojmë këtu. Zhdukje masive e gjuhës amtare, shekullin XXI, për ta thënë, marri është për kombin maqedonas, çohen në këmbë kundër shqiptarëve”, tha një protestues.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume