Ka vdekur sot doktori dhe ish-ushtari i UÇK-së, Shukri Gërxhaliu.

Gërxhaliu vdiq në moshën 70- vjeçare. Lajmin e kanë dhënë familjarët e tij.

Ai shërbeu si doktor për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe njëherit dëshmoi në Hagë për gratë e dhunuara nga forcat serbe, gjatë luftës në Kosovë.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në kohë dreke, në Studime të Vushtrrisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume