Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i kushtoi një postim në Facebook policit të vrarë të dielën nga terroristët serbë.

Ajo u shpreh se dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku dhe se Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli.

“Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi”, shkroi Osmani.

Tutje e para e shtetit shprehet se Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje dhe se duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij.

“Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, përfundoi presidentja Osmani në postimin e saj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume