Këto pamje vijnë fshati Samadrexhë i Vushtrrisë, në banesën e policit Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë nga një sulm me armë mëngjesit e sotëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore.

Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.

Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Bunjaku dhe u plagos një tjetër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume