Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski sot priti në takim përfaqësuesit e “Më mirë për Tetovën”.

Në takim përfaqësuesit e kësaj organizate i treguan aktivitetet e tyre vijuese. Ata po ashtu edhe kërkesa ndaj presidentit Perndarovski.

“Përfaqësuesit e kësaj nisme qytetare i theksuan kërkesat e tyre për zgjidhjen e rasteve me aksidentin në Llaskarcë, spitalin modular dhe rastin me aksidentin në Bullgari si dhe me ngjarjet e fundit në Klinikën e Onkologjisë”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga kabineti i presidentit Pendarovski.

Në takim, siç thuhet në kumtesë, presidenti Pendarovski ka theksuar rëndësinë e respektimit të parimit të sundimit të së drejtës dhe ndërtimit të një shteti funksional të drejtësisë. Presidenti i vendit ka bërë apel ndaj institucioneve që sa më shpejt të zbardhen rastet dhe të ketë dënime për përgjegjësit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume