Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të vendit, për të cilat u shpreh i tronditur.

Hovenier tha se i dënon këto akte dhune, teksa u bëri thirrje “autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.

Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, mjeti shpërthyes ishte një granatë dore ushtarake serbe.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume