Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se për skandalin në Klinikën e Onkologjisë në Shkup patjetër duhet të ketë përgjegjësi. Në një prononcim për gazetën LAJM, Taravari tha se pas informacioneve për keqpërdorimin e terapisë së personave të sëmurë me kancer në Klinikën e Onkologjisë, i vjen turp të tregojë se është mjek.

Është rrënqethëse. Të vije turp të thuash se jem mjek. Se e bëjnë kolegët e mi një veprim të tillë, thjeshtë është e pasqarueshme dhe mendoj se patjetër duhet të ketë përgjegjësi. E përgëzoj ministrin që ka marrë iniciativë që me çdo kusht të zgjidhet ky skandal i cili e dridh tërë shtetin dhe sigurisht që zgjat me vite”, tha mes tjerash Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume