Policia e Kosovës më 24 shtator, në mëngjesin e së dielës u sulmua nga grupe kriminale në Banjskë të Zveçanit, ku një polic u vra, një u plagos dhe dy u lënduan.

Policia bëri me dije se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist.

Ndërkohë njëri nga sulmuesit që u arrestua është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi iu dha ndihma e parë në Spitalin e Mitrovicës.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica për Klankosova.tv ka thënë se i njëjti është operuar dje dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e tij është stabile, është operuar dje. Ka dy plagë. Në përgjithësi gjendja e tij është e mirë. Është i vitit 1974 dhe është nga Zveçani”, është shprehur Jashanica.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume