Presidenti i Serbisë ka konfirmuar se Milan Radoiçiq është në komandë të grupit që u përplas me policinë e Kosovës të dielën.

Siç raporton “Danas”, Vuçiq, në pyetjen e gazetarit të Radiotelevizionit Serb të mërkurën, “Sa dini për organizimin e atyre njerëzve, kush komandon ata njerëz nga Kosova (grupin terrorist në veri), a i njihni ata njerëz”, Vuçiq, që dukej i hutuar u përgjigj:

– Si të mos e njihja Milan Radoiçiqin.

“A i komandon ai?” pyeti Papiqi.

“Nuk e di nëse është në komandë, por ju më pyetët nëse i njihja ata njerëz. E njoh Milan Radoiçiqin. Nuk e di kush ishin këta të tjerët dhe as nuk njoha njeri. Tani kam dëgjuar për këta njerëz”, është përgjigjur Vuçiq.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume