Është arrestuar një person në Shtime, nën dyshimin se e i njëjti ka kanosur kolegun e tij, pas një mosmarrëveshjeje që kishin në vendin e punës.

Policia në vendin e ngjarjes sekuestroi një revole me gaz, një karikator dhe 11 fishekë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, njoftoi policia, raporton Klankosova.tv

Ndërsa, rasti është cilësuar “Kanosje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume