Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka mbajtur një konferencë për media pas takimit me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Begaj foli edhe për agresionin e Serbisë të datës 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.

Ai tha e dënon sulmin terrorist mbi policinë e Kosovës.

“I shpreha shqetësimin mikun tim, lidhur me përgatitjet dhe armatimin e rëndë ushtarak të përdorur nga grupi terrorist. Nënvizova, nevojën e rritjes së presionit nga ana e Bashkimit Evropian për përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësive me ndikim të drejtpërdrejt për paqen dhe rajonin”, tha Begaj në konferencën për media, transmeton KlanKosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume