Ministria e Ekonomisë qëndron plotësisht prapa Vendimit për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të cilin e morëm dy javë më parë. Të paktën deri më 30 nëntor, kur ky vendim është i vlefshëm, nuk do të ketë asnjë devijim prej tij. Të gjitha produktet që përfshihen në Vendimin për uljen e çmimeve të Ministrisë së Ekonomisë do të mbeten me normë tatimore prej 5%, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.
Lidhur me Vendimin e Ministrisë së Financave për taksën preferenciale për disa produkte ushqimore, ministri Bekteshi ka shkruar se nëse ka ndonjë gabim në listë, do të korrigjohet.
Nëse ka gabim teknik në listën e produkteve të përfshira në Vendimin e Ministrisë së Financave për përcaktimin e mallrave dhe shërbimeve që i nënshtrohen normës preferenciale të TVSH-së, do të korrigjohet në seancën e ardhshme të Qeverisë, ka shkruar ministri Bekteshi dhe ka apeluar tek qytetarët të jenë të qetë.
Qytetarët të jenë të qetë. Masat që marrim për të mbrojtur standardin e qytetarëve japin rezultate. Çmimet e produkteve ushqimore bazë vetëm mund të ulen më tej, por jo edhe të rriten ka shkruar ministri Bekteshi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume