Nga Dogana e Maqedonisë njoftojnë se kanë konfiskuar gjësende në vlerë të 473.632 denarëve. Në mesin e gjërave të konfiskuara janë 4 motoçikleta, prerëse metali, makinë për shpim, goma për motoçikleta, disqe alumini, kasafortë metalike dhe disa gjësende tjera. Nga drejtoria e Doganave thonë se kompania e Maqedonisë së Veriut për eksport-import, tentoi që gjësendet t’i kontrabandojë.

“Tentativën për kontrabandë e kanë zbuluar inspektorët doganor nga ekipi mobil i Drejtorisë së Doganave gjatë kontrollit të detajuar të kamionit i cili është regjistruar për doganim importues në njësinë doganore Tetovë”, theksojnë mes tjerash nga Doganat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume