Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahmi, ka reaguar ndaj atyre që thonë se tani nuk është koha për heqjen e emërtimit ofendues për gjuhën shqipe.

Ai thotë se një veprim i tillë shfaq inferioritet dhe mazohizëm ngase ia ndalon vetes të drejtat elementare njerëzore.

“Të thuash se “nuk është koha për heqjen e emërtimit ofendues të gjuhës shqipe”, duke e arsyetuar këtë me terma euroitengrues, përveç që shfaq inferioritet dhe mazohizëm, sepse ia ndalon vetes të drejtat elementare njerëzore për llogari të agjendave globale, duke e shpallë veten të parëndësishëm dhe të tjerët më të rëndësishëm se veten, kjo flet edhe për injorancë politike, sepse kjo i bie se emërtimi i saktë dhe i drejtë i gjuhës amë konsiderohet veprim antieuropian.
Për këta njerëz e kam një pyetje: a është vlerë europiane që me njerëz që janë në lista të zeza, si Nikolla Gruevski e Sasho Mijallkovi, të bëhen ndryshimet kushtetuese për integrim në Bashkimin Europian?”, ka shkruar Ibrahimi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume