Sot do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri mesatare më të larta në pjesët lindore të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11 gradë, kurse maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 22 gradë.

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell do të mbizotërojë deri në mëngjesin e së shtunës. Të premten dhe të shtunën do të fryjë erë e fortë juglindore e cila do të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturës së mëngjesit dhe të ditës. Pasditen e së shtunës dhe të dielën kryesisht në viset perëndimore të vendit do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu, në vend të rrebesh, me shtrëngata të rralla.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume