Me datën 13.10.2023 rreth orës 17:00 në afërsi të fshatit Kosturnik, Kumanovë, zyrtarë policorë nga Njësiti Mobile në Sektorin për Çështje Kufitare kanë privuar nga liria B.M.(23) nga fshati Vrtekica, komuna e Studeniçanit. Gjatë kontrollit, në automjetin tip “Volkswagen Bora” me targa të Velesit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur 12 emigrantë nga Siria, katër prej tyre të mitur.

Shtetasi B.M dhe emigrantët i janë dorëzuar zyrtarëve policorë në Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet raporti përkatës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume