Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se vendi të cilin ai e përfaqëson ka marrë një tjetër rol ndërkombëtar.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan pro Shqipërisë si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026, raporton Klan Kosova.

“15 anëtarët e rinj të KDNJ: Shqipëria, Brazili, Bullgaria, Burundi, Kina, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Dominikane, Franca, Gana, Indonezia, Japonia, Kuvajti, Malaui dhe Holanda”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume