Poetja tetovare Sadije Aliti përuron librin “Arka e ndjenjave” në Edicionin e 75-të të Panairit të Librit në Frankfurt. Nga 18 tetori deri më 22 tetor do të hapet panairi më i madh i librit në botë, “Panairi i Librit në Frankfurt” në Gjermani. Në këtë ngjarje madhështore, do të marrë pjesë edhe poetja nga Tetova Sadije Aliti. Ajo do të jetë e pranishme më datë 21 tetor, me ç’rast do të përurohet edhe përmbledhja me poezi “Arka e ndjenjave” e botuar nga Shtëpia Botuese “Buzuku” në Prishtinë në vitin 2023.
Panairi i Librit në Frankfurt është panairi më i madh tregtar në botë për librat, bazuar në numrin e kompanive botuese të përfaqësuara. Konsiderohet si panairi më i rëndësishëm i librit në botë.
Njëherit do të mbahet edhe një orë letrare me datë 21 tetor 2023, në ora 13:00 (- 4.1 F 96 – adresa e stendës së Botuesve nga Kosova) në Panairin më të madh të librit në Botë, në Frankfurt të Gjermanisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume