Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar ditën e djeshme në Klinë për dhënie të ryshfetit.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës, thuhet se ai në këmbim të mosshqiptimit të një gjobe në trafik u kishte ofruar para zyrtarëve policorë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër tjera.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume