Lista e pacientëve nga rajoni lindor dhe juglindor për ndërhyrje në katarakt në Spitalin Klinik të Shtipit është e gjatë. Nga 750 deri në 800 pacientë presin në radhë për operacionin e perdes në sy. Mungesa e mjekëve dhe stafit ndihet edhe në këtë departament. Në këtë departament janë vetëm dy mjekë, por mjeku Aleksandër Mishev është i vetmi që i kryen këto operacione. Numri i pacientëve është vazhdimisht në rritje, ndërsa operacionet kryhen në rreth njëqind pacientë, shkruan PRESSonline.al
Drejtori i Spitalit klinik të Shtipit, Alen Gjeorgjiev, thotë se presin miratimin nga Ministria e Financave për punësimin e rreth 30 personave, mes të cilëve edhe mjekë.
Pacientët nga rajoni lindor aktualisht udhëtojnë në Shkup për resonance magnetike ose paguajnë në klinika private. Mirëpo, siç ka bërë të ditur Gjeorgjiev, është në proces procedura e tenderit për sanimin e defektit të këtij aparati dhe servisimin e tomografit kompjuterik. Vënia në funksion e këtyre pajisjeve, spitalit do t’i kushtojë mbi 100 mijë euro.