Zjarr në rrethinën e Kondovës së Shkupit është aktiv dhe po përhapet në pyllin me pisha, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarrfikësit e Bashkisë së Shkupit janë në terren, por nuk kanë qasje deri te zjarri me makinat e tyre.

Zjarrfikësit thonë se janë vendosur në një pozicion nga i cili mund të mbrojnë shtëpitë.

Në varësi të kushteve, dy helikopterë policie do të dërgohen për shuarjen e zjarrit nga ajri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume