VLORË– Në 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, në qytetin e  Vlorës është mbajtur ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë”, shkruan Rama në Facebook.

Krerët e shtetit dhe zyrtarë vendosën kurora me lule në sheshin e Flamurit, për të nderuar veprimtarët e shquar, të cilët me shumë përpjeke arritën që 111 vjet më parë të shpallnin pavarësinë e Shqipërisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume