TV21 mëson se Ministria e Drejtësisë përmes Komisionit për Mbikëqyrje do të kryejë kontrolle në Gjykatën Themelore të Kavadarit.

Kjo mbikëqyrje vjen vetëm disa ditë pasi ministri Lloga shkarkoi kryetarin e Gjykatës së Kavadarit, Llazar Nanev, nga pozita e kryetarit të Këshillit të TIK-ut.

Lloga deklaroi se nga materialet e Këshillit Gjyqësor është konstatuar se materialet e dorëzuara përmbajnë pretendime të rënda për cenimin e integritetit të gjyqtarit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume