Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është e gatshme pika për fotografim për nxjerrjen e dokumenteve personale në afërsi të Stacionit policor “Prolet”. MPB për vendosjen e kësaj pike falënderon kompaninë “Brako”, ku pronar është ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev.

“Këto ditë sistemi do të testohet dhe publiku do të njoftohet menjëherë për fillimin e procesit me të cilin u mundësojmë qytetarëve të kalojnë procedurën e detyrueshme brenda afatit të përcaktuar ligjor, 12 shkurt 2024”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume