Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e së martes e ka miratuar marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë – Prizren.

Njoftimi u bë nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Grubi tha se me këtë edhe zyrtarisht fillojnë procedurat për realizimin e këtij projekti madhor që do të jetë një shteg i ri cilësor komunikimi me Republikën e Kosovës.

“Në ditën e sotme festive të 28 nëntorit, vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare!”, tha ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume